Celebrities Showbiz

Thyen heshtjen pas ngjarjes tragjike e dashura e Liam Payne! “Engjëlli im, do të të dua…”

Artisti Liam Payne ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 31-vjeçare, pasi dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte në Argjentinë. E dashura e tij, Kate Cassidy, ka bërë një dedikim emocionues për të, duke shprehur dhimbjen e saj të thellë.

Faleminderit të gjithëve për fjalët e mira dhe dashurinë që ma keni dërguar. Jam komplet e humbur. Asgjë këto ditët e fundit nuk është ndjerë si e vërtetë. Dua të iu kërkoj që të më jepni mëshirën dhe hapësirën për ta kaluar këtë në privatësi

Ajo e përshkroi Liamin si “engjëllin e saj” dhe shprehu se e ka dashuruar pa kushte:

Të dua, Liam. Do vazhdoj të të dua gjatë gjithë jetës sime.


Çifti kishte një lidhje prej dy vitesh. Cassidy u kthye në shtëpi nga Argjentina dy ditë para vdekjes së tij.

Përveç saj, shumë figura të njohura si Simon Cowell, mentor i One Direction, shokët e grupit dhe ish e dashura e Liamit, Cheryl, kanë bërë homazhe për të në dy ditët e fundit, duke shprehur trishtimin e tyre për humbjen e një ylli të muzikës.