Psikologia dhe psikoterapistia Marsela Lekli ka qenë e ftuar në një lidhje telefonike me studion e “Live from Tirana” për të ndarë mendimin e saj profesional mbi divorcin e shumëpërfolur të Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut dhe si ajo prek fëmijët e tyre.
Si mund të komentohen postimet e tyre publike, në dukje ‘thumba’? A janë vërtet mesazhe të fshehura për njëri-tjetrin, si postimet ashtu dhe këngët e fundit të tyre?
Mund të jetë një shenjë e tillë. Nuk duhet ta marrim të mirëqënë, jo çdo këngë ose postim që hidhet ka kuptim të dyfishtë. Nëse vërtet janë mesazhe që i përcjellin njëri-tjetrit, duhet të kemi parasysh se ne si publik e kemi të presupozuar se ata po ia dedikojnë njëri-tjetrit. Mund të jetë, por nuk duhet të merret si e mirëqenë.
Ajo u pyet nëse kjo influencon fëmijët e tyre negativisht:
Problemi është tek vetë çiftet shqiptare, nuk mendojnë për fëmijët. Gjithë fokusi është tek çlirimi nga një marrëdhënie ku ka humbur respekti, një marrëdhënie ku gjithçka është kthyer toksike. Vëmendja për femijët është dytësore. Mendo që do të rriten dhe do të kërkojnë në YouTube për këtë gjë, ose ndoshta do të kërkojnë thjesht emrin e prindërve të tyre. Si duhet të reagojnë ata?
Marsela Lekli kishte dhe kritika për çiftin, nëse thashethemet për ndarjen e tyre janë të vërteta:
Në vende europiane, prindërit mendojnë për fëmijët, për komoditetin e tyre, imazhin dhe t’i mbajnë procese shumë private si divorci sa më larg nga publiku. Megjithatë, reagimet kanë ardhur nga mediat shqiptare dhe shoqëria. Për sa i përket atyre, ata të dy nuk kanë komentuar për divorcin. Nëse vërtet janë ndarë, mund ta bënin pa e bërë publike. Duhet të kenë një imazh prindëror për familjen e tyre, nuk përcjellin imazh të mirë.