Ricky Martin ka hedhur poshtë thashethemet e fundit se ka nisur një romancë të re. Ndërsa gazeta En Casa Con Telemundo adresoi thashethemet për romancën e re të Martin, ai i dha fund këtyre spekulimeve. “Ata nuk mund të ishin më larg nga e vërteta. Ne vetëm mund të qeshim,”-tha këngëtari për gazetën.
Sipas thashethemeve të fundit, interesi i ri romantik i Martinit dukej se ishte Nacho Palau, një skulptor dhe yll i reality show-t. Sipas asaj që gazetari José Manuel Parada tha në emisionin argëtues spanjoll Y Ahora Sonsoles, dyshja u panë si shumë të afërt.
Përveç kësaj, dyshja është raportuar gjithashtu se janë parë duke u puthur në prapaskenë në një koncert në A Coruña të Spanjës, pasi Palau udhëtoi 800 km për të marrë pjesë në shfaqje. Ricky Martin, më parë, anuloi martesën e tij 6-vjeçare me Jwan Yosef, me të cilin ka dy fëmijë.
Ricky ka treguar së fundmi se njeriu që e shtyu të fliste hapur për identitetin e tij seksual ishte babai i tij. Gjatë një interviste në “Andy Cohen Live” të SiriusXM, këngëtari 52-vjeçar pranoi se më në fund u hap për jetën e tij personale në vitin 2010 pasi babai i tij, Enrique, i dha disa këshilla.
Babai i tij i kishte thënë: “Çfarë do të bësh, a do t’i mësosh edhe fëmijët të gënjejnë? Duhet të jesh i hapur. Duhet të zbulosh veten. Unë dua të të ndihmoj, por si mund ta bëjmë këtë”.