Fansat e këngëtarit të njohur spanjoll Julio Iglesias po shqetësohen gjithnjë e më shumë, teksa po qarkullojnë lajme për përkeqësimin e shëndetit të tij. Gjatë një episodi të fundit të A la tarde në America TV në Argjentinë, drejtuesit diskutuan për shëndetin e këngëtarit, duke lënë të kuptohet se një dëmtim i vjetër nga një aksident automobilistik po i shkakton atij dhimbje duke e bërë të lëvizë në karrige me rrota. Gjithashtu, u raportua se ky lëndim ka ndikuar negativisht në shëndetin e tij mendor.
Gazetarja Cora Debarbieri, e ftuar në emision, ka treguar se Iglesias ka pësuar një aksident të rëndë në moshë të re që kërkonte ndërhyrje në shtyllën kurrizore. Kjo ngjarje e mundoi atë me dhimbje kronike dhe vështirësi të ndryshme gjatë gjithë jetës së tij. Matías Vázquez, një tjetër drejtues i emisionit, shtjelloi më tej gjendjen e këngëtarit, duke u shprehur se ai e ka të vështirë jo vetëm të lëvizë, por edhe të kujtojë gjërat.
Përveç kësaj, Vázquez tha se këngëtari 79-vjeçar, i cili ka shitur më shumë se 300 milionë disqe në të gjithë botën në 14 gjuhë dhe ka publikuar 80 albume, është izoluar, duke ndërprerë kontaktin e drejtpërdrejtë me shumë nga miqtë e tij. Ndërkaq, këngëtari i njohur latin, Enrique Iglesias, nuk i ka marrëdhëniet më të mira me të atin, ndërsa raportet e acaruara dolën në pah edhe më shumë pasi vendosi të hiqte dorë nga trashëgimia e konsiderueshme e babait të tij. 47-vjeçari refuzoi trashëgiminë e legjendës së muzikës për shkak të distancimit të tyre dhe përçarjes që ka ekzistuar mes tyre prej vitesh.