Moderatorja Einxhel Shkira fitoi zemrën e publikut gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip”, ku arriti të ishte dhe një nga katër finalistët. Historia e saj e dashurisë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBV1” mori vëmendje të madhe, një lidhje të cilën ata e kanë vazhduan edhe jashtë dhe sot janë prindër të një djali, i cili quhet Trev.
Dj Pm dhe Dj Dagz janë shokë shumë të mirë prej vitesh me njëri-tjetrin madje konsiderohen vëllezër. Ama partneret e tyre, Einxhel dhe Sara Berisha thuhej se nuk kanë pasur marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën dhe shpesh kanë qarkulluar lajme se nuk flasin dhe nuk takohen kurrë. Ama së fundmi Einxhel ka dashur t’u tregoj të gjithëve se të dyja vajzat kanë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën edhe pse nuk takohen shpesh, kur takohen ato kalojnë gjithë ditën bashkë. Einxhel ka postuar një video teksa Sara shtyn karrocën e djalit të Dagz dhe Einxhel.
Ja pra Trev i provoi të gjitha si babysitter
Fjoralba dhe Einxhel janë shoqe shumë të mira prej kohësh tashmë dhe kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën. Së fundmi duket se është bërë edhe ‘babysitter’ e tij, pasi ka postuar një foto me Trevin në krahë e duke na treguar se është kujdesur për të gjatë natës.