Rihanna e zotëron mjeshtërisht formulën e stilit dhe për këtë nuk ka shumë dyshime! Këtë herë, këngëtarja është fotografuar në New York duke u futur në një restorant, ndërkohë që dizajni klasik i thonjve french është detaji që ra menjëherë në sy.
Thonjtë në formë katrore dhe në versionin french kanë dominuar përgjatë viteve 2000, por këtë herë është Rihanna që rikthen versionin retro. Me sa duket, këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka vendosur që ta rikthejë këtë vjeshtë këtë trend për të gjitha gocat.
Ndërkohë, ngjyrën kafe që thuhet se do të jetë një prej trendeve dominuese të sezonit, ajo ka zgjedhur që ta materializojë në fustanin e veshur. Këpucët me takë elegante, aksesorët me diamante dhe plot shkëlqim, si dhe çanta në tonet e nuancave të tokës ishin detajet e tjera në tërësinë e look-ut të Rihanna-s.
Por, nëse keni nevojë për më shumë ide përpara takimit tuaj me estetisten, ja disa propozime të lezetshme: