Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të ketë një impakt të madh tek publiku e të dëgjohet kudo.
Tashmë Mozzik e ka lënë pas të shkuarën dhe ndarjen nga Loredana, pasi reperi është në një romancë të re. Përmes disa postimeve duket se Mozzik është në një lidhje me vajzën e deputetit Lutfi Haziri, Lotina Haziri. Mozzik dhe Lotina janë një nga çiftet më të përfolura të momentit e bukuroshja nuk nguron të ndajë me ndjekësit foto dhe video nga përditshmëria e saj me Mozzik.
Ama shumë fansa shkruajnë nëpër komente se Lotina ka një ngjashmëri të madhe me Loredanën, aq sa shkruajnë se kjo është arsyeja pse Mozzik është lidhur me të. Nga ana e Lotinës nuk ka pasur asnjë reagim, koment apo kunjë lidhur me thashethemet dhe fjalët që thuhen për lidhjen e saj me Mozzik ama së fundi ka dashur të reagojë. Lotina ka publikuar një foto me prindërit nga dasma e motrës së saj të madhe, e cila mori shumë vëmendjen e mediave, ku shkruan se prindërit e saj janë të vetmit persona që ajo mund tu ngjajë.
Dy njerëzit e vetëm në botë me të cilët mund të ngjaj unë