Music

“Thirr” e Elvana Gjatës kopja e kolonës zanore të serialit Ezel?!

Ka rreth një muaj që ylli i muzikës shqiptare Elvana Gjata u rikthye me një projekt muzikor që të gjithë e duam shumë. Pas një periudhe shkëputjeje nga muzika, Elvana solli baladën “Thirr” që menjëherë rrëmbeu zemrat e publikut dhe u bë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura shqiptare.

Tashmë “Thirr” është një ndër projektet muzikore më të preferuara të momentit por ama duket se Darko Dimitrov i cili e ka orkestruar atë, është frymëzuar nga një serial i madh në krijimin e kësaj kënge. Së fundmi fanatikët e kësaj kënge në rrjetet sociale kanë zbuluar se “Thirr” ka mjaft ngjashmëri me një prej kolonave zanore të serialit turk Ezel. Ky i fundit është gjithashtu një ndër serialet më të preferuara për shqiptarët dhe nëse do t’i dëgjoni këto këngë paralelisht shumë lehtë do të vini re ngjashmërinë mes tyre.

Më poshtë mund të dëgjoni të dyja këto projekte muzikore dhe të vëreni sa të ngjashme janë në nota e vijë melodike. Gjithsesi, prurja e Elvanës mbetet mjaft e bukur dhe fansat e mbështesin dhe e duan shumë.