Ylli i muzikës pop Madonna po përballet me një gjobë prej 346,239 eurosh pasi ka thyer një rregull kyç gjatë koncertit të saj në turneun “Celebration Tour” në O2 Arena. 65-vjeçarja duhej të përfundonte shfaqjen e saj në orën 22:30, por orari u tejkalua deri në orën 23:00 dhe disa nga këngët e saj nuk u kënduan. Ngjarjet në arenë përfundojnë jo më vonë se ora 23:00 e hënë-e shtunë dhe jo më vonë se ora 22:30 të dielën.
Gjatë shfaqjes, Madonna mahniti fansat teksa u ngjit në skenë me të brendshme saten dhe u shoqërua me një mori balerinash ‘topless’. Fansat e tërbuar theksuan se Madonna do të kishte pasur kohë të përfundonte shfaqjen e saj dy-orëshe nëse do të dilte në skenë më herët, pasi fansat prisnin që ajo të shfaqej në orën 21:00. Fansat shprehën zemërimin e tyre në rrjetin social X pasi paguan 1500 euro biletën për të ndjekur këngëtaren e tyre të preferuar.
Turneu “Celebration” e çon Madonën nëpër Evropë deri më 6 dhjetor, kur ajo do të kthehet në O2 Arena të Londrës për dy shfaqje të tjera. Ylli më pas do të shkojë në Amerikën e Veriut më 13 dhjetor me tre shfaqje në Barclays Center në Brooklyn, New York.
Madoona do të lëvizë nëpër SHBA dhe Kanada deri më 15 prill dhe më pas do të shkojë në Mexico City, Meksikë për shfaqjen e katërt të fundit të turneut që përfundon më 24 prill. Turneu fillimisht ishte planifikuar të fillonte në Amerikën e Veriut në qershor, por ajo u detyrua të shtynte shfaqjet pasi u shtrua në spital me një infeksion të rëndë bakterial. Ky është turneu i parë i Madonës që nga shfaqjet e saj “Madame X”, i cili përfundoi në 2020.