Edhe pse është në fillimet e karrierës së tij, Endrick tashmë ka hyrë në historinë e kombëtares braziliane.
Me aktivizimin në minutën e 69-të në vend të Vinicius në ndeshjen kundër Kosta Rikës, që përfundoi 0-0, sulmuesi i Realit të Madridit u bë braziliani më i ri në histori që luan një ndeshje të Copa Americas.
Me 17 vitet e tij ai theu rekordin e legjendës Pelé, i cili kishte debutuar në garën kontinentale në moshën 18-vjeçare.
Fati e përzgjedhur, tashmë do të ketë për detyrë të mos zhgënjejë pritshmëritë fillimisht me Brazilin dhe më pas me fanellën e Blancos.