Një javë pas shpërthimit të “Barçagate”, zbulimet e reja komprometojnë edhe më shumë pozicionin e klubit dhe presidentit të Barcelonës, Joan Laporta.
Ka qenë “Mundo Deportivo” ajo që ka publikuar lajmin dhe që ka akoma akses në dokumenta të rezervuara.
Jose Maria Enriquez Negreira, ish-zëvendës president i gjyqtarëve spanjollë, ishte në borderonë e Barcelonës që nga viti 2003 (ndoshta që nga 2001) përmes “Dasmil 95”, kompanisë që tij që ofronte shërbime konsulence për arbitrat në aktivitet.
Klubi katalanas ka derdhur në arkat e tij një shumë totale që i kalon 7 milionë euro. Në letrën e parë pasi Barcelona vendosi që të ndërpresë bashkëpunimin me “Dasmil 95”, Negreira (aspak i kënaqur nga kjo gjë) kërcënonte se do të publikonte bashkëpunimin e tyre shumë vjeçar.
Në letrën e dytë, që është shkruar para të parës, “Dasnil 95” kërkon thuajse 300 mijë euro për periudhën qershor-dhjetor 2018, periudhë në të cilën Barca vendosi që të ndërpresë bashkëpunimin me Negreira. Emrat e Laporta, Rosell dhe Bartomeu përmenden për herë të parë në këtë letër.