Këngëtari i njohur The Weeknd do të jetë i ftuar në një episod të ‘The Simpsons’ këtë muaj. Episodi, i quajtur “Bart the Cool Kid”, do të transmetohet më 20 mars dhe do të tregojë Abelin duke luajtur një personazh të ri të quajtur Orion Hughes. “Bart the Cool Kid” do të jetë episodi i 15-të i sezonit të 33-të të shfaqjes dhe do të përqendrohet rreth Homerit duke mbledhur baballarët e Springfield kundër një influencuesi të patinave për fëmijë, sipas Pitchfork. Episodi do të shfaqë gjithashtu Michael Rapaport duke luajtur rolin e pronarit të kamionit ushqimor, Mike Wegman.
Edhe pse The Weeknd u shpreh për ‘Variety’ se të qenit në The Simpsons ishte në listën e tij të dëshirave, kjo nuk është pjesëmarrja e parë e tij botën e filmave vizatimorë. Ai më parë u shfaq në një episod të ‘American Dad’, duke bashkë-shkruar një këngë origjinale, “I’m a Virgin”, për shfaqjen. Simpsons është i njohur për pjesëmarrjen e Justin Bieber, Lady Gaga, Snoop Dogg, Hannibal Burress, John Mulaney, Benedict Cumberbatch dhe shumë të tjerë në shfaqje.
Rikujtojmë se ‘The Simpsons’ “goditën” sërish me një tjetër parashikim, atë të agresionit rus ndaj Ukainës. Në një episod të vjetër të titulluar “Simpson Tide”, i cili fillimisht u transmetua më 29 mars 1998, gjatë një prej konferencave, në New York, Rusia zbulon se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik nuk ndodhi kurrë dhe ata i kanë mashtruar të gjithë! Në klipin prej 30 sekondash, një përfaqësues i Rusisë thotë “Bashkimi Sovjetik do të ishte i kënaqur të ofronte amnisti për anijen tuaj”. L
idhur me këtë deklaratë ka ndërhyrë diplomati amerikan duke thënë “Bashkimi Sovjetik? Mendova se ju jeni ndarë?”. Më pas menjëherë ka reaguar përfaqësuesi rus duke thënë “Kështu donim që të mendonit ju” dhe shpërthen në të qeshura. Në atë moment tabela në të cilën ishte shkruar ‘Rusi” u zëvendësua me emrin e “Bashkimit Sovjetik”.