Ishte një mbrëmje e paharrueshme ajo e ndarjes së ceremoninsë së çmimeve të ‘iHeart Radio’ dhe një ndër perfomancat më të komentuara ishte ajo e The Weeknd dhe Ariana Granda me ‘Save Your Tears’ një remiks i këngës së artistit kanadez që vjen këtë herë me zërin e ëmbël të Ariana Grande.
Përreth 7 minutash ata interpretuan në skenën e madhe këtë hit muzikor ndërkohë që vokalet e tyre u përshtatën në mënyrë përfekte duke bërë që publiku të shtangte në vend. Një pjesë e kësaj performance menjëherë u bë virale duke u shpërndarë kudo në rrjetet sociale. Publiku e ka cilësuar këtë performancë si një ndër më të arrirat në historinë e muzikës.
Pak javë pas këtij remiksi kjo ishte hera e parë që dyshja e artistëve e interpretojnë atë live në një skenë kaq të madhe madje hera e parë që bëhen bashkë pas pandemisë me një publik kaq energjik. Kujtojmë se Ariana Grande pak ditë më parë u martua përmes një ceremonie private me partnerin e saj Dalton Gomez. Fotot e martesës së tyre thyen rrjetin nga pëlqimet dhe komentet.