Film & Tv

“The Lord of the Rings” pritet të thyej rekorde si…

Seriali “The Lord of the Rings” pritet të thyejë rekorde si projekti më i kushtueshëm televiziv. Vetëm buxheti i sezonit të parë të këtij seriali pritet të shkojë deri në 465 milionë dollarë. Sipas raportimeve, shuma e parave do të paguhet nga “Amazon”, ndërsa xhirimet do të vijojnë në Zelandën e Re, ku është kërkuar që të xhirohen 5 sezone të serialit.

Producentët e filmit parashikojnë se mund të thyejnë çdo rekord shikueshmërie, pasi seriali pritet të ndiqet me shumë interes që në seritë e para. Siç thuhet nga producentët, “Amazon” do të shpenzojë rreth 650 milionë dollarë vetëm në sezonin e parë.

Ka të ngjarë që shifra të rritet gjatë transmetimit të serialit. Për ta krahasur, “Game of Thrones” ka kushtuar rreth 100 milionë dollarë në sezon. Episodet e sezonit të parë kushtojnë rreth 6 milionë dollarë secili dhe përfundimisht u rritën me rreth 15 milionë dollarë në sezonin e tetë.

Ndërkaq, rikujtojmë se protagonistët e serialit që ka fiksuar miliona njerëz në të gjithë botën “Game of Thrones”.kanë grumbulluar shuma marramendëse, ku listën e kryeson Sean Bean.

Të gjesh serialin e duhur bazuar në shenjën tuaj të horoskopit është çuditërisht e lehtë. Mund të jesh një Dem që kërkon të shohë seriale rreth dekorit të shtëpisë gjithë ditën apo një Dash që kërkon diçka t’iu mbajë varur, Netfilx ofron diçka për të gjithë.