Së fundmi aktorja e njohur Sydney Sweeney ka zbuluar se fitimet e saj nuk janë aq të larta sa shumë njerëz mendojnë. Në një intervistë me “The Hollywood Reporter”, ajo zbuloi sfidat e jetës në Hollywood, ku shumë aktorë fitojnë miliona edhe para se të fillojnë xhirimet.
Sweeney theksoi se nuk do të mund të ishte në gjendje të përballonte dot një shkëputje nga puna për të shijuar disa ditë pushim dhe të bënte jetësën si e famshme. (a celebrity lifestyle)
Nëse do të doja të merrja një pushim prej gjashtë muajsh, nuk kam të ardhura për ta mbuluar atë.
Ajo e sqaroi se nuk ka askënd që e mbështet financiarisht. Megjithëse ajo nuk është e varfër, Sweeney nënvizoi se marrëveshjet për fushatat e bukurisë nuk mjaftojnë. Ajo shpjegoi se paga për aktorët ka ndryshuar:
Nuk paguhen aktorët siç paguheshin më parë dhe me shërbimet e ‘streamers’, nuk merr më të ardhura pas xhirimeve.
Sidoqoftë, raportet e fundit tregojnë se Sweeney ka filluar të fitojë më shumë nga projektet e saj të fundit. Sipas “Just Jared”, ajo fitoi 250,000 dollarë për rolin në “Immaculate”, 650,000 dollarë për “Reality”, dhe 750,000 dollarë për “Madame Web”. Për rolin në “Anyone But You”, ajo supozohet të ketë fituar 2 milion dollarë, plus një tarifë prej 250,000 dollarësh si producente, duke e çuar totalin në rreth 3.9 milion dollarë.
Që nga viti 2022, Sweeney ka qenë gjithashtu pjesë e projekteve si “Eden” dhe “Americana”, por pagat për këto role nuk janë publikuar. Nëse ato janë të ngjashme me fitimet e saj të tjera, është e mundur që totali të kalojë 4 milion dollarë.
Në të ardhmen, Sweeney ka disa projekte të tjera në horizont, përfshirë një biografi për boksieren femër Christy Martin, e cila mund të rrisë akoma më tej fitimet e saj. Sydney Sweeney tregon se, edhe në një industri me paga të larta, sfidat financiare vazhdojnë, veçanërisht për yjet në ngritje që po ndjekin karrierat e tyre.