Celebrities Showbiz

Tha se i kishte kërkuar 50 mijë euro për një bashkëpunim, reperi i kërkon falje publike Capital T!

Gjatë fundjavës përmes një postimi në mediat sociale Capital T akuzoi gazetarin Robet Bojaj për shpifje duke e paralajmëruar për gjyq. E gjitha pasi bashkë me një të ftuar në emisionin e tij, teksa zhvillonin një intervistë, kanë deklaruar se Capital i ka kërkuar artistit 50.000 euro për të realizuar një këngë me të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Por këtë gjë Capital e hodhi poshtë dhe shprehet se këto janë shpifje, ndaj do merrte masa ligjore. Tani, reperi Rrezik ka sqaruar sërish të vërtetën në një video në rrjete sociale, ku thotë se i kërkon falje Capital T dhe se deklarata e tij u keqinterpretua. Ai i kërkoi ndjesë publike Capitalit duke i uruar suksese në vazhdim.

Para pak ditësh kam pasur një intervistë dhe më duket se ka bërë një bujë të madhe! Kam marrë shumë mesazhe. Doja vetëm t’ju tregoj edhe një herë se unë, si Besart “Rrezik,” gjithmonë e kam admiruar dhe mbështetur muzikën e Capital T. Siç e kam cekur edhe në emision, nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë me artistin në fjalë, por përmes një pale të tretë, domethënë një pale ndërmjetësuese, kam marrë këto informacione, ashtu siç e kam treguar edhe në intervistë! Isha në një situatë shumë të vështirë në siklet, sepse më janë bërë edhe pyetje të papërshtatshme për tipin që jam. Gjithçka që kam arritur në karrierën time është vetëm me punë, punë, dhe punë, me forcat e mia dhe mbështetjen e familjes, dhe të gjithë njerëzit që më kanë përkrahur. I kërkoj ndjesë Capitalit nëse është prekur ose lënduar imazhi i tij. Vetëm desha t’i them punë të mbarë, uroj shumë suksese.

Me respekt,

Rrezik!

Rikujtojmë se, artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Capital T, shumë shpejt do të vijë në Tiranë për koncertin e tij. Artisti do të organizojë “Time Capsule III – The Return” në kryeqytet më 16 gusht, në stadiumin “Selman Stërmasi”.