Music

Tha se e ka dhunuar dhe deklaroi se nuk do ta falë kurrë, Ermal Meta ka një mesazh për të atin

Rreth 6-të vite më parë këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka publikuar një ndër hitet muzikore kushtuar babait të tij, që bëri bujë si në Itali ashtu edhe në Shqipëri.

Kënga quhet “Lettera a mio padre” dhe i dedikohet të atit të dhunshëm të artistit për të cilin ai ka folur shpeshherë. Në një intervistë të dhënë kohë më parë, Ermali zbuloi se babai e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Ai shtoi se kurrë nuk do të jetë në gjendje ta falë madje dhe në këngët e tij shpeshherë e përmend këtë fakt.

Në ditën e babait, që festohet në shtete të ndryshme të botës dhe përkon me 19 marsin, ai ka postuar një fragment të kësaj kënge, duke ironizuar babain e tij.

Gëzuar ditën e baballarëve, atyre të vërtetëve