Aktualitet

Tetori nis me mot të kthjellët, parashikimi për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa mjegull e mjegullinë pati në orët e para të mëngjesit, në zonat luginore.

Era fryn me drejtim veriperëndim-verilindje e me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era kap shpejtësinë 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
9/27
Diell

Kukës
7/21
Diell

Lezhë
11/26
Diell

Dibër
4/23
Diell

Durrës
12/27
Diell

Tiranë
11/27
Diell

Elbasan
10/26
Diell

Berat
7/27
Diell

Vlorë
12/26
Diell

Korçë
6/21
Diell

Gjirokastër
12/26
Diell

Sarandë
13/26
Diell