Health & Beauty

Testi që mund të zbulojë Parkinsonin 7 vjet para shfaqjes!

Së fundmi studiuesit kanë zbuluar se nëpërmjet të dhënave biologjike që kanë marrë mbi sëmundjen e Parkinsonit mund të zhvillohet një mënyrë testimi nëpërmjet gjakut për ta zbuluar këtë sëmundje të paktën 7 vite përpara se të shfaqen simptomat. Një test parashikues për Parkinsonin mund të sjellë një revolucion në mjekësinë moderne pasi deri më tani ekzistojnë vetëm medikamente që zbusin pasojat, por nuk sjellin shërim apo parandalim të kësaj sëmundjeje.

Zbulimi i parashikimit të sëmundjes së Parkinsonit nëpërmjet të dhënave biologjike të pacientëve është zbuluar nga Studiuesit e Kolegjit Universitar të Londrës dhe një Qendre Universitare Mjekësore në Suedi. Sipas studimit të kryer nëpërmjet ekzaminimit të mostrave të gjakut, njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit kishin tetë proteina të përbashkëta në organizmin e tyre.

Pasi studiuan rolin e këtyre proteinave së bashku në trupin e njeriut mjekët dolën në përfundimin se 75 % e pacientëve u prekën nga kjo sëmundje. Bazuar në të gjitha këto të dhëna shkencëtarët besojnë se mund të zhvillojnë një terapi me ilace që mund të ngadalësojë ndjeshëm përparimin e sëmundjes. Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje ku disa pjesë të trurit dëmtohen në mënyrë progresive përgjatë shumë viteve duke shkaktuar dëmtimet e trurit të këtyre personave që reflektohet edhe me ngadalësim në lëvizje e ngurtësim te muskujve.

Siç e dimë truri është organi më kompleks që kemi. Studimi i fundit u krye nga një ekip studiuesish nga Instituti Karolinska në Suedi, së bashku me shkencëtarë të tjerë nga qendra të ndryshme kërkimore në mbarë botën, të cilët hartuan për herë të parë të gjitha llojet e qelizave të pranishme në trurin e njeriut. Nga kjo hartë e re doli se ka më shumë se 3000 qeliza të trurit të njeriut, një numër shumë më i madh se sa pritej. Harta gjithnjë e më e detajuar e trurit të njeriut do të shërbejë gjithashtu për të kuptuar më mirë se cilat qeliza janë më të prekura nga mutacionet specifike, që shkaktojnë sëmundje neurologjike si Alzheimer ose Parkinson.