ër të qenë të sigurt, është një test shumë i thjesht që ju ndihmon për ta kuptuar nëse keni nevojë që të shtoni dozën e ujit në rutinën tuaj ditore. “Pickoni” lëkurën te një prej gishtave të dorës dhe mbajeni për 3 sekonda. Nëse lëkura kthehet menjëherë në gjendjen e saj origjinale sapo ta lini, nuk ka nevojë të shqetësoheni. Nëse mbetet e rrudhosur dhe kthehet me një ritëm më të ngadaltë, ky është një tregues i dehidrimit.
Hidratimi ndihmon lëkurën të ruajë kolagjenin, një proteinë që mbështet strukturën dhe elasticitetin e lëkurës, muskujve dhe kockave. Kolagjeni i jep lëkurës elasticitetin e saj, i cili megjithatë zvogëlohet me kalimin e moshës, pavarësisht se sa ujë pini. Shenja të tjera të dehidrimit janë urina me erë të fortë dhe urinimi më pak se katër herë në ditë, ndjenja e etjes, marramendja, lodhja, goja e thatë, dhimbje koke, muskuj të dobët dhe kapsllëk.
Ardhja e sezonit të bukur të verës për dikë është një mundim i vërtetë. Intoleranca e nxehtësisë rezulton ndër vështirësitë e mëdha që organizmi të rregullojë ekuilibrat e tij të brendshëm që të përshtaten me temperaturën. Në këto raste djersitja është intensive, fytyra bëhet më e kuqe e në disa raste edhe rrobat marrin ngjyrë tjetër. Pse disa e vuajnë më shumë nxehtësinë?
Temperatura e trupit të njeriut prej 36,5°-37 ° tregohet si normale, me një shkallë të caktuar variabiliteti në një nivel individual. Një organizëm i shëndetshëm zbaton proceset komplekse të termorregullimit të trupit, të cilat varen nga hipotalamusi. Në sajë të këtyre mekanizmave biologjikë, temperatura e brendshme mbahet në një nivel të vazhdueshëm regjimi rregullues. Temperatura e trupit nuk është gjithmonë e njëjtë: zakonisht duket të jetë më e ulët midis 4 dhe 5 gradë në mëngjes, pastaj rritet në fund të pasdites ndërmjet orës 5 dhe 6.