Botë e Çuditshme

Test: Ja çfarë tregon forma e hundës për personalitetin tuaj

Pak kohë më parë, pasi kreu një studim gjithëpërfshirës, një studiues zbuloi se ka 14 lloje të ndryshme hundësh rreth Evropës dhe Mesdheut. Tashmë ju do të mendoni nëse tiparet e hundës mund të lidhen edhe me personalitetin tuaj.

Të gjithë i pëlqejnë testet që zbulojnë rreth personalitetit apo karakterit, kështu që a jeni gati të zbuloni se çfarë thotë hunda juaj për ju?

Hunda romake

Njerëzit me këtë lloj hunde të zgjatur, me një majë të pjerrët poshtë, janë të guximshëm dhe kanë aftësinë për të marrë vendime dhe për të menduar qartë në jetë. Ata janë gjithashtu njerëz shumë ambiciozë që duan sfida. Është plotësisht normale që ata të përparojnë në jetë kur të mbushin moshën e mesme.

Hunda e shkurtër

Një hundë e shkurtër zakonisht gjendet tek njerëzit që kanë vetëvlerësim të ulët. Ata shpesh shprehin mendime që nuk janë përfundimtare ose janë shumë afatshkurtra. Gjithashtu janë edhe persona shumë xhelozë.

Hunda e rrafshët

Ata që kanë këtë lloj hunde të vogël, me një majë drejtuar lart që shpesh i bën të dukshme vrimat e hundës, priren ta kenë të vështirë të arrijnë pjekurinë shpirtërore dhe fizike. Ata pretendojnë se janë të zgjuar dhe i njohin mirë të gjithë njerëzit, por ndonjëherë kjo gjë mund t’i zërë ngushtë.

Hunda qiellore

E ashtuquajtura hundë qiellore është e ngjashme me hundën e sheshtë. Sidoqoftë, maja është vertikale dhe e rrumbullakosur. Shpesh do të thotë që njerëzit që kanë këë formë hundë, priren të jenë praktikë, të besueshëm dhe të ekuilibruar.

Hunda greke

Njerëzit me hundë të drejtë kanë tendencë të mendojnë qartë dhe të jenë tolerantë. Ata janë këmbëngulës në atë që synojnë të bëjnë dhe konsiderohen të besueshëm. Burrat me hundë të drejtë zakonisht punojnë në media, drejtojnë biznese ose i përkushtohen arteve. Gratë zakonisht janë të vetëpunësuara ose si sekretare personale apo modele.

Hunda me kockë të ngritur

Kjo hundë është e zakonshme tek njerëzit që aspirojnë të arrijnë sukses. Gratë që kanë hundë me grep mund të shkëlqejnë në arsim dhe mund të zhvillojnë një instinkt të fortë për të gjetur mundësi të mira biznesi.

Hunda e çrregullt

Një hundë e parregullt simbolizon një karakter teorikisht të fortë dhe kokëfortë, por në të vërtetë, kjo nuk është asgjë më shumë se një fasadë. Njerëzit me hundë të çrregullt janë zakonisht shumë bujarë.

Hunda e rrafshët

Hunda e sheshtë tregon se njerëzit kanë lloje të ndryshme aftësish dhe se dëshirojnë të argëtohen. Këta persona duket se kanë një perspektivë të caktuar pesimiste për jetën.

Hunda e ngushtë

Njerëzit me hundë të ngushtë përfaqësojnë vetëbesim. Ata zakonisht priren të jenë kokëfortë, të prekshëm dhe kanë një interes të veçantë për çështjet shpirtërore.