Gjiganti amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, duket e vendosur të prezantojë një formë tjetër karikimi me valë, sipas një patente të paraqitur së fundmi. Bëhet e ditur se patenta për një karikues me valë u depozitua në Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe u publikua javën e kaluar. Teknologjia e karikimit me valë thuhet se do të mbështetet nga robotaksi i ardhshëm i Tesla-s, i cili mund të mbajë emrin Cybercab.
Tesla thotë se robotaksi, i caktuar për t’u zbuluar më 10 tetor, do të jetë automjeti i parë plotësisht autonom, i cili do të drejtojë vetë pasagjerët pa asnjë kontribut njerëzor në kontrollet e tij. Një teknologji e tillë karikimi do të ishte e dobishme edhe për robotin, duke lejuar që ai të funksionojë me më pak kontribute njerëzore, pa pasur nevojë ta lidhë dikush manualisht për ta karikuar.
Ndërsa teknologjia ishte mbajtur e heshtur nga Tesla deri më tani, kompania bleu specialistin gjerman të karikimit të automjeteve me valë Wiferion në gusht të vitit të kaluar për 76 milionë dollarë amerikanë përpara se ta shiste atë vetëm disa muaj më vonë. Tesla nuk është i vetmi prodhues i makinave që ka investuar në karikimin e automjeteve me valë. Dega luksoze e Hyundai, Genesis, kishte arritur deri në hapjen e infrastrukturës së karikimit me valë në të gjithë Korenë e Jugut përpara se të raportohej anulimi i teknologjisë një vit më parë.
Pranoni të kaloni orë të tëra me një “kostum roboti”? Tesla po paguan deri në 48 dollarë në orë për diçka të tillë. Gjatë vitit të kaluar, Tesla ka punësuar dhjetëra punëtorë për të trajnuar robotin e saj humanoid, Optimus, duke përdorur kostume “për kapjen e lëvizjeve”. Elon Musk së pari njoftoi planet e Tesla-s për të krijuar një robot humanoid të quajtur Optimus në vitin 2021. CEO i Tesla-s ka thënë se roboti përfundimisht do të jetë në gjendje të trajtojë punët që variojnë nga puna në një fabrikë deri tek shërbimi si kujdestar.