Prodhuesi amerikan i makinave elektrike “Tesla” ka tërhequr më shumë se 1.6 milionë automjete në Kinë për të rregulluar softwerin për të siguruar që shoferi të marrë një paralajmërim nëse bagazhi nuk është i kyçur, tha rregullatori i tregut të Kinës. Në njoftim thuhet gjithashtu se automjetet me bravë të dëmtuar të bagazhit do të riparohen pa pagesë.
Tërheqja prek disa automjete të importuara Model S dhe Model X, si dhe automjete Model S dhe Model Y që janë prodhuar në Kinë midis 15 tetorit dhe 17 korrikut të vitit 2024. Kina është një treg i madh dhe një bazë prodhimi për Tesla-n, ndërsa gjithashtu një burim i konkurrencës në rritje nga prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike. Kompania raportoi një rënie të mprehtë në të ardhurat neto të tremujorit të dytë muajin e kaluar, pasi shitjet ranë pavarësisht uljeve të çmimeve dhe financimit me interes të ulët.
Tesla ndërkaq ka arritur të krijojë shumë partneritete me zhvillues të rëndësishëm softuerësh për t’i transferuar aplikacionet e tyre në makinat e saj. Teknologjia brenda automjeteve është avancuar për t’i lejuar drejtuesit të lidhen me ekosistemin tjetër që përdorin zakonisht ndërsa janë jashtë makinave. Android, iOS, Windows dhe Mac OS janë vetëm disa nga sistemet operative që ofrojnë qasje në aplikacione dhe shërbime të ndryshme.
Sidoqoftë, Tesla në pronësi të Elon Musk nuk po përdor asnjë nga ekosistemet që lidhen me këto sisteme operative si Android Auto dhe Apple CarPlay. Por, kjo nuk duket të jetë një problem për Tesla OS, i cili tashmë u ofron drejtuesve të Tesla-s qasje në pothuajse të gjitha aplikacionet dhe shërbimet e rëndësishme që ofrojnë sistemet e tjera operative.
Fatkeqësisht, deri vonë kanë munguar dy shërbime, Amazon Music dhe YouTube Music.