Një nga shqetësimet më të mëdha për makinat elektrike është se bateritë do të kenë nevojë të zëvendësohen pas disa vitesh, me shpenzime të mëdha. Por një studiues i Tesla-s po përgatitet që këtë ide ta bëjë realitet. Të apasionuarit pas Tesla-s ka të ngjarë të kenë dëgjuar tashmë për Jeff Dahn. Ai është profesor në Universitetin Dalhousie dhe ka qenë partner kërkimor me Tesla që nga viti 2016.
Fokusi i tij ka qenë rritja e densitetit të energjisë dhe jetëgjatësisë së baterive litium-jon, si dhe reduktimi i kostos së tyre. Në një punim të botuar në ‘Journal of the Electrochemical Society’, ai së bashku me kolegët e tij pretendojnë se kanë krijuar një dizajn baterie që mund të zgjasë 100 vjet në “kushte të duhura”.
Rikujtojmë, se shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk ka thënë së fundmi se kompania e tij nuk do të prodhojë makina në Indi nëse vendi nuk i lejon shitjet e makinave elektrike. Kur u pyet nga një përdorues i Twitter se a do të ndërtojë në të ardhmen ndonjë fabrikë për prodhimin e Tesla-s në Indi, Musk tha se kjo nuk do të mund të ndodhë nën ligjet aktuale të vendit.
Tesla nuk do ndërtojë fabrika për prodhim të makinave në asnjë vend i cili nuk na lejon t’i shesim ato.
Tesla ka rritur çmimet, por kjo nuk duket se ka ulur kërkesën për makinat e saj elektrike. Pavarësisht se firma përballet me kosto më të larta, fitimet në kompaninë e makinave elektrike të Elon Musk u rritën në 3.3 miliardë dollarë (2.5 miliardë £) në tre muajt e parë të vitit, pasi klientët u treguan të gatshëm të paguanin më shumë.