Tesla ka plane për të dizajnuar katër versione të reja të baterisë së saj të brendshme. Ato do të përdorën për të fuqizuar Cybertruck, robotaksi të ardhshëm dhe automjete të tjera elektrike. Firma e udhëhequr nga Elon Musk aktualisht merr shumicën e baterive të saj EV nga kompani të tjera, duke përfshirë Panasonic Energy dhe LG Energy. Zhvillimi i baterisë së saj është përballur me telashe, me kompaninë duke humbur 70% deri në 80% të katodave në prodhimin testues krahasuar me prodhuesit e baterive konvencionale.
Deri në vitin 2026, Tesla planifikon të prezantojë katër versione të 4680 që përdorin katodën e thatë, njëra prej të cilave, me emrin e koduar NC05, do të fuqizojë robotaksi. Ndërkaq, robotaksi autonom i ardhshëm Tesla, një automjet i vogël elektrik pa timon dhe pedale është kapur nga kamera, më pak se një muaj përpara zbulimit të tij global. Ndërsa automjeti i testimit nuk është konfirmuar si robotaksi Tesla, forma e tij të kujton modelet e studimit të dizajnit që përshkruajnë një makinë të vogël, me dy dyer, me dy vende, të përshkruar në biografinë e CEO Elon Musk.
Gjiganti amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, duket e vendosur të prezantojë një formë tjetër karikimi me valë, sipas një patente të paraqitur së fundmi. Bëhet e ditur se patenta për një karikues me valë u depozitua në Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe u publikua javën e kaluar. Teknologjia e karikimit me valë thuhet se do të mbështetet nga robotaksi i ardhshëm i Tesla-s, i cili mund të mbajë emrin Cybercab.
Tesla thotë se robotaksi, i caktuar për t’u zbuluar më 10 tetor, do të jetë automjeti i parë plotësisht autonom, i cili do të drejtojë vetë pasagjerët pa asnjë kontribut njerëzor në kontrollet e tij. Një teknologji e tillë karikimi do të ishte e dobishme edhe për robotin, duke lejuar që ai të funksionojë me më pak kontribute njerëzore, pa pasur nevojë ta lidhë dikush manualisht për ta karikuar.