Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk tha së fundmi se prodhuesi i automjeteve ndoshta do të zgjedhë një vendndodhje për një fabrikë të re deri në fund të këtij viti. Kur Wall Street Journal e pyeti Musk në një event nëse India do të ishte një opsion, ai tha: “Absolutisht”. Vitin e kaluar, Tesla i kërkoi qeverisë indiane që të ulë tatimin e importit mbi makinat. Qeveria refuzoi, duke preferuar që gjiganti amerikan i makinave elektrike të ndërtonte automjetet e saj brenda vendit, ndërsa vetë Tesla donte që fillimisht këtë treg ta testonte me importe.
Tani duket se Tesla ka ndryshuar mendje për këtë çështje, pasi thuhet se ka propozuar ndërtimin e një fabrike në Indi, e cila do të ndërtonte makina elektrike si për tregun vendas, ashtu edhe për eksport. Prodhuesi amerikan i automjeteve, njoftoi në fillim të këtij viti se do të hapte një fabrikë në Meksikë. Musk hodhi idenë e krijimit të një institucioni arsimor që kontrollon shumicën e votave të tij, pa dhënë detaje.
Së fundmi miliarderi i teknologjisë tha se po konsideronte investime të rëndësishme në Francë kur vizitoi vendin për një samit që synon të tërheqë liderë të biznesit të huaj. Shefi ekzekutiv i Tesla-s, kompanisë së medieve sociale Twitter dhe kompanisë hapësinore SpaceX, i bëri komentet pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron dhe Ministrin e Ekonomisë Bruno Le Maire.
Rikujtojmë, se Tesla ka shënuar një fitore të rrallë në një çështje ligjore që po vëzhgohet nga prodhues të tjerë, industria e franshizave të automobilave dhe shtete të tjera. Çështja sillet rreth të drejtës shumë të kontestuar për t’u shitur makina drejtpërdrejt klientëve. Tesla ka qenë duke luftuar me shtetin e Delaware dhe gjithçka dukej e humbur vitin e kaluar kur Gjykata e Lartë vendosi kundër kompanisë.