Elon Musk e prezantoi me bujë të madhe makinën Tesla Cybertruck në vitin 2019, por edhe në atë kohë nuk munguan kritikat e ashpra pasi makinës së veshur me çelik ju thyen xhamat. Së fundmi, një foto e makinës Tesla Cybertruck e shkrepur në rrugët e Kalifornisë është bërë virale në rrjetet sociale për pamjet e saj. Të shumtë ishin ata që e kritikuan pamjen e makinës. “Kjo është një foto e një makine të shëmtuar.”
“Çeliku duket si një grumbull i madh llamarinash të ndryshkura”, ka shkruar dikush në Twitter. Makina, e cila pritet të kushtojë rreth 40 mijë dollarë, është parë disa herë në qarkullim, por 1,5 milionë persona që e kanë rezervuar atë ende nuk kanë arritur ta marrin. Ata paguan 100 dollarë për rezervimin dhe iu premtua se do ta merrnin atë në fund të vitit 2022, por prodhimi në seri është vendosur të nisë këtë verë.
Tesla Cybertruck është një makinë e madhe, por mund të mos jetë në gjendje të transportojë aq shumë njerëz sa pritej. Tesla ofroi një vështrim nga afër të prototipit të fundit të para-prodhimit të kamionçinës me madhësi të plotë për disa mysafirë të ftuar në prezantimin e saj të fundit të Ditës së Investitorëve në Austin, Teksas.
Musk shkroi se kamionçina është mjaftueshëm rezistente ndaj ujit. Kjo nuk është hera e parë që Musk shkruan për kapacitetet ujore të Cybertruck. Në prill të vitit 2020 Musk tha se Model S ishte gjithashtu i aftë të shndërrohej në ‘barkë’ për periudha të shkurtra kohore, por që ishte diçka që vet kompania nuk ia rekomandonte askujt që ta provonte.