Tesla thuhet se ka aktivizuar dy robotë Optimus për të punuar në hapësirat e një fabrike të saj. Megjithatë është e paqartë se në cilën fabrikë po operojnë robotët apo çfarë detyrash po kryejnë. Në njoftimin më të fundit të fitimeve të Tesla në prill, Musk tha se Optimus do të jetë në gjendje të kryejë role në fabrikë deri në fund të vitit dhe mund të dalë në shitje deri në fund të 2025.
Musk ka bërë disa parashikime në lidhje me humanoidin e Tesla-s me AI, duke theksuar se Optimus ishte më i vlefshëm se çdo gjë tjetër që Tesla po bën. Musk u tha aksionarëve se sapo roboti humanoid të bëhej realitet, nuk do të kishte asnjë kufi për madhësinë e ekonomisë.
Rivali i Tesla-s, BMW, nënshkroi një marrëveshje me startupin e robotikës Figure në janar që do t’i shohë robotët e saj të vendosur në fabrikën e prodhuesit të makinave në Karolinën e Jugut. Ndërtuesit kinezë të automjeteve elektrike, të cilat Elon Musk i ka identifikuar si kërcënimin më të madh të Tesla-s, po eksperimentojnë gjithashtu me teknologjinë.
Rikujtojmë se Tesla ka lënë jashtë objektivin e saj për ofrimin e 20 milionë automjeteve në vit deri në vitin 2030. Siç raportohet, kjo është një tjetër shenjë se kompania po largohet nga makinat elektrike dhe fokusin ka filluar ta zhvendosë te robotaksi. CEO i Teslas, Elon Musk, ka thënë në vitin 2020 se Tesla aspironte të shiste nga 20 milionë automjete deri në fund të dekadës, dy herë më shumë se ato të shitura nga Toyota, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë.
Megjithatë duket se kompania ka ndryshuar sjellje kohët e fundit, duke hequr dorë nga planet për të prodhuar model krejtësisht të ri që pritej të kushtonte 25,000 dollarë. Musk deklaroi në prill se Tesla planifikon të lançojë modele të reja, duke përfshirë makina të përballueshme, deri në fund të këtij viti, por kompania tha se planifikon të përdorë linjat aktuale të produkteve për automjete të reja të përballueshme në vend të objekteve të reja, duke bërë një ndryshim strategjik që do të rezultonte në reduktime më të vogla të kostos sesa pritej dhe rritje modeste të vëllimit.