Ju ka ndodhur që të teshtini më shumë se një herë? Me gjasa që po! Por jo që vihet re është se gjithmonë kur teshtijmë i kemi sytë të mbyllur. Dhe e dimë që shpesh do keni vrarë mendjen se pse ndodh kjo.
Edhe pse ka plot video që qarkullojnë në rrjet duke u përpjekur për t’ju mbushur mendjen se mund të teshtini dhe me sy hapur, ja si qëndron e vërteta. Sipas Dr. Purvi Parikh, i specializuar në imunologji dhe alergjenë të sëmundjeve infektive, ndoshta teshtitja me sytë hapur ka të ngjarë të ndodhë. Ai shpjegon:
Teshtima është një refleks autonom që kur ndodh ju mbyllni sytë. Megjithatë, është e mundur t’i mbani ata hapur.
Në thelb, ky është një veprim automatik, që nëse përpiqemi të mbajmë sytë hapur, do të ndodhë diçka e keqe. Përkundrazi, përpjekja për të mbajtur teshtitjen mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj. Në veçanti, mund të shkaktojë dëmtim të veshit, vertigo dhe dëmtim të diafragmës. Dhe kjo sepse ka një presion të madh që shoqëron teshtimën, e cila duhet të lirohet.
Ndërsa sa i përket çështjes së syve të hapur dhe teshtimës, nuk ka një përgjigje absolute që ta shpjegojë këtë. Shumë ekspertë besojnë se kjo ndodh për të mbrojtur sytë nga alergjenët dhe çdo gjë që na shqetëson kur teshtijmë. Ajo që duhet të bëjmë sipas doktorit Parikh, është që të lejojmë trupin të reagojë për ne.
Rikujtojmë se, sipas ekspertëve, rrezikoni të pësoni lëndime serioze nëse e mbani teshtimën e cila përpiqet të dalë me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë. Mjekët përmendën rastin e një burri në Britani, i cili kishte pasur çarje në pjesën e pasme të fytit, pasi kishte mbajtur teshtimën.