Në episodin e ri të “The Kardashians” që transmetohet në “Hulu”, ylli televiziv Kourtney Kardashian ka zbuluar se ajo theu padashje unazën e saj të fejesës prej 1 milion dollarësh, të dhuruar nga i fejuari Travis Barker. Ishte mamaja e saj, Kris Jenner që vuri re se unaza mungonte në gishtin e saj, teksa e pyet se çfarë kishte ndodhur.
“Në fakt, po rregullohet,”-u përgjigj 43-vjeçarja.
Kourtney e përshkroi ngjarjen si një prej më të këqijave që i ka ndodhur ndonjëherë në jetë duke thënë këto fjalë:
Isha ulur në dysheme duke palosur bluzat. E hoqa unazën dhe e vendosa pranë meje në dysheme, sikur të mendoja se do të ishte e sigurt aty. Fatkeqësisht, nuk qe. Më duhej të vendosja diçka lart në dollap dhe kur zbrita, shkela mbi unazë. Qava në mënyrë histerike për orë të tëra dhe më pas telefonova Travisin. U bëra shumë keq.
Por thuhet se Travis e ka marrë situatën me qetësi, duke u përpjekur të qetësojë Kourtney-n. Sjellim në vëmendje se Kourtney dhe Travis Barker u gjendën përballë ish-it të Kourtney, Scott Disick, në episodin e fundit të shfaqjes televizive të familjes së famshme.
Dyshja e dashur u puthën dhe u përqafuan në festën e ditëlindjes së mamasë Kris Jenner, ku mori pjesë edhe Scott, i cili ka tre fëmijë me Kourtney. Scott ishte i ftuar në festë pasi u takua me Kris për drekë dhe tha se ishte lënduar që nuk përfshihej.
Siç tanimë e dimë, Kourtney dhe Travis kurorëzuan pak kohë më parë dashurinë e tyre në martesë, ndërkohë që së fundmi janë zbuluar të reja para se ata të merrnin hapin e rëndësishëm. Gjatë episodit të tretë të ‘The Kardashians’, mamaja e motrave të famshme Kardashian-jenner, Kris Jenner u emocionua teksa zbuloi gjestin prekës që Barker ka bërë para se t’i propozonte për fejesë 43-vjeçares.