Celebrities Gossip Showbiz

Tërhiqet padia kundër aktores Tiffany Haddish, u akuzua për ngacmim seksual ndaj dy fëmijëve!

Vëlla e motër, të cilët akuzuan Tiffany Haddish dhe Aries Spears për ngacmim seksual ndaj tyre kanë tërhequr padinë. Vajza e identifikuar si Jane Doe tha për TMZ se:

Familja ime dhe unë e kemi njohur Tiffany Haddish për shumë vite dhe tani e dimë se ajo kurrë nuk do të më dëmtonte mua apo vëllain tim apo të ndihmonte dikë tjetër të bënte ndonjë gjë që mund të na dëmtonte. I urojmë më të mirën Tiffany-t dhe jemi të lumtur që të gjithë mund ta lëmë këtë pas.

Megjithatë, Spears nuk u përmend në deklaratë. Ankesa fillimisht u depozitua më 30 gusht dhe ‘viktimat’ e supozuara pretenduan se Haddish e detyroi vajzën, asokohe 14 vjeçe dhe vëllain e saj, asokohe 7 vjeç, të merrnin pjesë në një skeç komedie.

Padia pretendonte se djali i vogël ishte ngacmuar nga Haddish dhe Spears, ndërsa filmonin një video të publikuar përmes Funny Or Die dhe platformave të tjera në internet. Haddish adresoi akuzat në fillim të këtij muaji, duke deklaruar në mediat sociale se për shkak se ka një çështje ligjore në vazhdim, nuk mund të fliste, por i mohoi akuzat.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ajo ka shkruar këto fjalë:

E di që njerëzit kanë një mori pyetjesh. E kuptoj. Unë jam aty me ju. Fatkeqësisht, për shkak se ka një çështje ligjore në vazhdim, ka shumë pak që mund të them tani. Mezi pres që të mund të ndajë më shumë për këtë situatë sa më shpejt që të mundet.