Në lumin e programeve televizive dhe ‘qyfyreve’ të tyre frymëzuar nga cikli ‘Mai Dire’ i Mediaset – tre emra të njohur të radios & TV në Shqipëri vijnë me një program ku komentohen perlat nga programet që njihni dhe nuk i njihni, që i keni parë ose me shumë gjasa jo, xhanëm me kaq sa janë kjo është e pamundur…
E ftuar në pjesën e dytë të emisionit “S’e Kam me Ty” ka qenë Lindjana Laçi, Drejtoresha e Burgut të Grave, e cila ka diskutuar në studio më shumë rreth profesionit të saj dhe revolucionit të ri që është futur në sistemin e burgjeve, ku përfshijmë këtu “Terapia Lego”. Cila është e veçanta e kësaj terapie dhe çfarë detajesh mund të na zbulojë më shumë?
“Terapia Lego” është futur si projekt pilot për herë të parë të burgun e grave. Është një terapi e cila është provuar edhe në sistemin e burgjeve të shumë vendeve të huaja kur ne falë vizitave studimore që kemi kryer i kemi parë dhe falë miqve tanë që kemi si suport, kaluam dhe e futëm edhe në burgun e grave. Është një terapi që zhvillohet dy herë në javë. Është një terapi që kur e dëgjon për herë të parë “Terapi Lego” ndoshta mund të jeni edhe skeptikë, por është një terapi që funksionon, ndihmon shumë në reduktimin e stresit. I ka ndihmuar shumë për pjesën e përqëndrimit dhe në marrëdhënien që ato kanë me fëmijët e tyre, sepse është një terapi të cilën ato për disa momente harrojnë dhe vetëm përqëndrohen në të. Kështu që tani do të vazhdojë edhe në burgjet e tjera të burrave pas suksesit dhe interesit që patën gratë. Do të shikojmë nëse edhe ato do të jenë kaq të interesuar siç janë gratë.
A do të ketë risi tjetër, si do të jetë vazhdimësia e këtij sistemi?
Tani për pjesën e aktiviteteve dhe programeve rehabilituese si institucioni i vetëm, ashtu siç e thatë në Shqipëri, mundohemi që çdo muaj të kemi aktivitete të ndryshme në bazë të ditëve. Meqënëse e nise edhe me ardhjen e 8 Marsit, muajit të grave ashtu siç preferojmë ta quajmë, ne jemi për më shumë se 2 muaj së bashku me regjizoren e njohur Eni Jani, jemi duke punuar fort për një komedi. Komedinë e njohur që besoj e njohin “Shi në plazh” , ku tetë nga vajzat e akomoduara në IEVP “Ali Demi” do të jenë në Teatrin Eksperimental.