Celebrities Music Showbiz

Tenton të ngjitet në skenë por rrëzohet e thyen një brinjë, fansi i veshur me flamurin izraelit ndërpret koncertin e Coldplay!

Një koncert i Coldplay në Greqi u ndërpre pasi një burrë që mbante veshur flamurin izraelit u rrëzua gjatë përpjekjes për t’u ngjitur me vrull në skenë. Imazhet janë kapur nga koncerti i Coldplay në Athinë gjatë kësaj jave, ku tregohet vokalisti i grupit, Chris Martin, duke ndaluar në mes të një kënge ndërsa një burrë i mbështjellë me flamurin izraelit ngjitet në një varg dritash në skajin e skenës, para se të bjerë papritur në tokë.


Chris i kërkon menjëherë grupit të ndalojë muzikën dhe pastaj ai dhe kitaristi Johnny Buckland ecin përpara dhe shikojnë nën skenë për të parë nëse burri në fjalë është mirë. Komediani izraelit, Guy Hochman vetë-identifikohet si burri që ra nga skena, duke postuar një fotografi të tij me flamurin te koncerti i grupit dhe duke thënë se mori një goditje të rëndë si rezultat i rënies, madje duke thyer një brinjë. Hochman thotë se mund të ndiente djersën e Chris dhe ishte pothuajse në skenë – dhe po, ai po përpiqej të tërhiqte vëmendje për luftën në Lindjen e Mesme, ashtu si edhe të tjerët në shfaqje.