Së fundmi një fanse e çmendur e Travis Barker është arrestuar pasi ka tentuar të hyjë më makinën e saj në shtëpinë e muzikantit për ta takuar atë. Gruaja është dënuar për shkelje të sigurisë. Sipas burimeve, ajo u përpoq të paktën katër herë të arrinte në shtëpinë e tij duke pretenduar se ai e kishte ftuar atë përmes mediave sociale për ta vizituar.
Muzikanti nuk ishte në shtëpi në momentin e incidentit, pasi ai ishte duke u kthyer nga provat me grupin e tij për koncertin e tyre të ardhshëm në Coachella. Burimet i thanë TMZ se ekipi i sigurisë së muzikantit i kërkoi atij të qëndronte i qetë pasi mendonin se e kishin situatën nën kontroll.
Barker, nga ana tjetër po planifikon të paraqesë një urdhër ndalimi kundër gruas. Rikujtojmë, se së fundmi Barker, u ribashkua me Mark Hoppus dhe Tom DeLonge gjatë fundjavës të kaluar në Coachella për performancën e parë të grupit me të gjithë anëtarët origjinalë që kur DeLonge u largua nga grupi në 2015.
Sjellim në vëmendje se historia e Kourtney Kardashian, më e madhja e klanit Kardashian dhe muzikantit Travis Barker, është një histori që nuk filloi me dashuri. Miq prej vitesh, të dyve iu deshën disa martesa dhe lidhje të dështuara për ta parë njëri-tjetrin në një dritë të re dhe tani, ata po e lënë këtë dritë të tyre të shkëlqejë. E gjitha njohja e Travis me Kourtney…