Aktualitet

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi gjuan me letra Veliajn!

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Anëtari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi qëllon me letra kryetarin Erion Veliaj.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u ndërpre pas incidentit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar zyrtarisht pas tensioneve të krijuara ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Veliaj u shpreh se Këshilli kishte për të votuar disa nisma ditën e sotme, por “Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur nuk përballojnë dot suksesin e Tiranës dhe humbjen e partiçkës së tyre”.

Duke iu referuar veprimit të Tedi Blushit, këshilltar i PL-së, Veliaj u shpreh se do të kërkojë zbatimin e ligjit me përpikmëri që “rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton”.