Aktualitet

Temperaturat pësojnë ulje, parashikimi i motit për sot!

Vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në vendin tonë, duke bërë që alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të dominojnë deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë territorin.

Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime të shkurta dhe vranësira të shpeshta, duke sjellë herë pas here shira lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 12°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Tropojës deri në 33°C vlera më e lartë që pritet në qarkun e Beratit.