Bota

Temperaturat ekstreme në Kaliforni po ndryshojnë speciet bimore!

Lugina e Vdekjes në Kaliforni ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve vitet e fundit, të cilët bëjnë foto pranë ekranit që shënon 48 gradë Celsius. Vizitorët shkojnë jo vetëm për të përjetuar vapën përvëluese, por edhe për ndërgjegjësimin ndaj ndryshimeve klimatike.

Temperaturat ekstreme i kanë orientuar disa turistë aventurierë në Luginën e Vdekjes në Kaliforni. Jo vetëm që panë dhe përjetuan realitetin e një klime ekstreme, por edhe bënë fotografi duke treguar temperaturat që shkonin 47-48 gradë Celsius. Stave dhe Ded Kualters nga Masacusets shprehen se nuk janë përballur asnjëherë me këto temperatura.

“Dua t’ju them se nuk kam parë kurrë një temperaturë si kjo në verilindje, kështu që ndjehet sikur po piqem tani”-tha Deb. Ndërsa rojtari i parkut Matt Lamar thotë se po përgatitet për një verë të gjatë dhe të nxehtë. Ai thotë se gjatë dy viteve të fundit nuk ka pasur vetëm rritje të niveleve të larta të temperaturave, por ato të ulëtat nuk po zbresin.

Lamer thotë gjithashtu se këto vlera të temperaturave, kanë ndikuar edhe në specie bimore të parkut. “Ka pasur njëfarë ndikimi te pishat, të cilat janë vënë re gjatë thatësirës së madhe të Kalifornisë në dekadën e fundit. Nuk duam të nxitojmë për të nxjerrë përfundime, por të dhënat tregojnë se ka disa ndikime reale”-është shprehur ai.

65-vjeçari Doug Olson thotë se përjetimi i temperaturave ekstreme është një nga gjerat që do të donte të mos e humbiste.

Kjo zonë është e njohur për nxehtësinë dhe një nga gjërat që donim të bënim ishte të dilnim këtu dhe ta përjetonim atë realisht. Megjithatë nuk do të donim të qëndronim gjatë jashtë. Sa i përket ndryshimeve klimatike, shumë njerëz duhet të vijnë këtu për të kuptuar se çdo të thotë të jetosh gjithmonë në këto temperatura.

Lugina e Vdekjes quhet kështu për një arsye. Kjo luginë e shkretëtirës në Kaliforninë Lindore është një nga mjediset më të ashpra për jetën në Tokë dhe së fundmi në të është duke u formuar një liqen i ri i çuditshëm që vazhdon të mbushet. Lugina e Vdekjes është pjesa e SHBA-së me më së paku reshje, por kushtet ekstreme të motit në vitin 2023 bënë që aty të shfaqet një liqen, i cili po thellohet nga dita në ditë.