Aktualitet Bota

Temperaturat e larta në Indi, mbi 25 mijë të sëmurë dhe 200 të vdekur!

Situata në Indi duket se sa vjen dhe po përkeqësohet. Vala e rëndë e të nxehtit  që përfshiu  Indinë  këtë verë dyshohet se ka vrarë më shumë se 200 njerëz dhe ka sëmurur dhjetëra mijëra të tjerë pasi disa pjesë të vendit u goditën gjithashtu kohët e fundit nga ciklone dhe shira të dendur.

Temperaturat e larta , të cilat filluan në muajin mars, arritën në 50 gradë Celsius në kryeqytetin  Delhi në maj për shkak të një sërë faktorësh, një prirje që shkencëtarët thonë se sa vjen dhe përkeqësohet nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzimi.

Gati 25,000 njerëz duket se kanë pësuar  goditje të rëndë nga i nxehti i Indisë, i cili zgjat nga marsi deri në maj”, raportoi uebfaqja e lajmeve ThePrint, duke cituar shifrat e qeverisë, me incidentet që arritën kulmin në maj.

Vdekje u raportuan gjithashtu në pjesët veriore dhe perëndimore të Indisë, ku një valë e të nxehtit ishte veçanërisht e rëndë muajin e kaluar gjatë  zgjedhjeve.

Ndërkohë, një pjesë e Indisë lindore po vuan nga cikloni  Remal , me shira të rrëmbyeshëm duke lënë të vrarë 14 njerëz që nga e marta.

India, çdo pesë vjet,  mban zgjedhjet e saj të përgjithshme në prill dhe maj.

Por, këtë vit, temperaturat ishin rekord – mbi 45 gradë Celsius, e në disa zona edhe 50 gradë.

Departamenti i Motit i Indisë tha se temperaturat ka gjasa të bien në ditët në vijim, për shkak të fillimit të shirave monsun.

Disa rajone janë duke përjetuar, po ashtu, mungesa të mëdha të ujit dhe energjisë elektrike, për shkak të rritjes së konsumit gjatë vapës.