Aktualitet

Temperaturat e larta/ Ministria e Mbrojtjes apel qytetarëve!

Ministria e Mbrojtjes i ka bërë apel qytetarëve që këto ditë të nxehta në të cilat ka hyrë vendi të kenë kujdes ndaj zjarrvënieve të qëllimshme.

Forcat e Armatosura dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile do të jenë në gatishmëri në terren për çdo rast.

Megjithatë Ministria bën thirrje të shmanget zjarrvënia e qëllimshme, pasi dënohet deri në 15 vite burg dhe mund të shkaktojë katastrofa të mëdha.

Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë larta!

Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme.

Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal.

Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme.

Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha. Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet.

Në rast emergjence kontakto:

-127

-128

-129

Ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile

08000911.