Bota Botë e Çuditshme

Temperaturat e larta detyrojnë dy arinj të hynë ‘pa leje’ në një pishinë me qëllimin për t’u freskuar!

Në këtë verë përvëluese jo vetëm njerëzit janë duke eksploruar mënyra për të luftuar temperaturat e larta të motit por edhe kafshët. Shembulli më i mirë i kësaj është një ari në Kaliforninë jugore, që së bashku me të voglin e vetë janë zhytur në pishinën e një banese për t’u freksuar.

Ishte e zonja e shtëpisë ajo që kapi momentin kur nëna arushë dhe foshnja e saj ishin zhytur në pishinën e banesës së saj. Temperaturat në atë kohë kishin arritu në 32.7 gradë Celcius. Në videon e bërë virale arinjtë shihen duke u zhytur vazhdimisht në ujë dhe duke luajtur në anë të pishinës.