Bota

Temperatura rekord në Kinë, i ftohti ekstrem përfshin pjesë të vendit!

Temperaturat në disa pjesë të Kinës, përfshirë provincat Shanksi, Hebei dhe Liaoning, kanë rënë në nivelet më të ulëta ndonjëherë, ka raportuar transmetuesi shtetëror të dielën.

Qytetin Jiçun mund të regjistrojë temperaturë edhe më të ulët sesa -49.9 gradë Celsius, e cila është regjistruar vetëm në janar të vitit 1980, kanë thënë meteorologët.

Ministria e Bujqësisë e ka vënë në zbatim përgjigjen emergjente, dhe ka kërkuar nga autoritetet të kenë në gatishmëri pajisjet për heqje të borës dhe akullit.

Nga e marta deri të premten, temperaturat pritet të ulen me 6 deri në 10 gradë Celsius në rrjedhën e mesme dhe të poshtme të lumit Yangtze dhe në zonat veriore, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike

“Rezervat e thëngjillit duhet të sigurohen paraprakisht, për të garantuar që termocentralet do të jenë funksionale në periudha kritike”, kanë thënë autoritetet.

Të premten, presidenti kinez, Xi Jinping, ka bërë thirrje për përgjigje emergjente nga të gjithë për motin e ftohtë.

Rrugët me akull dhe mjegullat e mëdha kanë rezultuar me shumë aksidente të trafik.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, ku e kuqja përfaqëson motin më të ashpër, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja.