Aktualitet

Temperatura deri në 43 gradë celcius, kur pritet të largohet i nxehti afrikan?!

Me ardhjen e muajve më të nxeht të vitit, rikthehen dhe temperaturat e larta. Shqipëria, sipas sinoptikanëve, pritet të përfshihet në ditët në vijim nga vala e të nxehtit afrikan, i cili do të sjellë temperatura deri në 42 gradë celsius

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë, duke filluar nga sot e deri të mërkurën e javës qe vjen. Sipas sinoptikanëve Shqipëria do të ketë temperatura të larta që arrijnë deri në 42 gradë. Tirana, Elbasani, Berati, Fieri dhe Gjirokastra pritet që të kapin edhe vlerën maksimale.

“Duke filluar nga nesër rriten nga dita në ditë, sidomos në qarkun e Shkodrës, Beratit dhe Elbasanit, ku shkojnë në 41 gradë. 40 gradëdo të jetë temperatura në pothujase të gjitha qytetet kryesore, si Lezha, Tirana, Durrësi, Fier dhe Lushnja. 38-39 gradë në vijen bregdetare. Dita e enjtë do të jetë dita më e nxehtë, mund të kap vlerën 42 gradë, por dhe mund të tejkalohet. Dita e premte nuk sjell shumë ndryshim dhe e shtuna po ashtu”, tha meteorologia Lajda Porja.

Ditën e martë parashikohen reshje shiu, por përseri temperaturat e larta do të vijojnë. Dita e enjte dhe e premte do të jenë ditët më të nxehta.

 “Rrezikohet pasditje nga rebeshe shiu, do te jenë zonat qëndrore, kyresisht jugu dhe juglindja, nuk do të mungojnë dhe stuhitë, por janë kalimtare, thjesht sa për të ndezur më shumë. Do jemi tek vlerat 42-42.5, por do të qëndrojnë më gjatë”, tha Porja.

Pas largimit të valës së të nxehtit, sinoptikantët do të bëjnë një analizë nëse është thyer rekordi i vitit 2023, për temperaturën më të lartë të regjistruar.