Aktualitet

Temperatura deri në 41 gradë Celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe alternime vranësirash në relievet kodrinore-malore nga ku do të pasohen me reshje të dobta shiu në formë pikash gjatë orëve të nxehta të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 5-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen:

Shkodër 24/40 °C
Diell re

Kukës 20/39 °C
Diell re

Lezhë 23/39 °C
Diell re

Dibër 20/39 °C
Diell re

Durrës 24/40 °C
Diell

Tiranë 25/41 °C
Diell re

Elbasan 24/41 °C
Diell re

Berat 22/41 °C
Diell re

Vlorë 23/39 °C
Diell

Korcë 20/37 °C
Diell re

Gjirokastër 19/41 °C
Diell re

Sarandë 24/39 °C
Diell re