Gossip Showbiz

Tema e këtij viti do të ishte e preferuara e tij! Ironikisht, gjyqi i Diddy-t në të njëjtën ditë me Met Gala!

Gjyqi i reperit Diddy është caktuar për 5 maj 2025. Por po në të njëjtën ditë do të mbahet edhe Met Gala, ku Diddy ka qenë i ftuar disa herë. Prokurorja Emily Johnson theksoi se provat do të zgjasin të paktën tre javë dhe avokati mbrojtës Marc Agnifilo tha se mbrojtja e reperit do të zgjasë rreth një javë.

Siç pretendojnë mediat e huaja, Diddy do të qëndrojë në paraburgim deri në gjyq dhe ekipi i tij ligjor ka kërkuar tre herë të drejtën e lirimit me kusht, gjë që gjyqtari e refuzoi. Pak ditë më parë, Diddy doli për herë të parë para gjyqit, ku përqafoi avokatët e tij dhe u mbështet nga familjarët.

Ironikisht, ekspozita e pranverës 2025 e Institutit të Kostumeve, “Superfine: Tailoring Black Style”, do të kishte shkuar mirë me imazhin e Combs të projektuar për dekada derisa historia e tij e errët e vendosi atë nën hetim nga Homeland Security – dhe pas hekurave në Brooklyn. Sipas Vogue, ekspozita e Institutit të Kostumeve në Muzeun Metropolitan të Artit do të ketë si temë rëndësinë e veshjeve dhe stilit për formimin e identiteteve të njerëzve me ngjyrë në diasporën e Atlantikut.

Kujtojmë se reperi u arrestua më 17 shtator në New York dhe avokati Tony Buzbee, i cili do të përfaqësojë viktimat, deklaroi gjëra shokuese rreth tij. Në aktakuzë thuhet se oficerët sekuestruan sasi të mëdha vaji për fëmijë dhe lubrifikantë në shtëpitë e tij në Miami dhe Los Angeles. Gjithashtu, ata zbuluan edhe armë zjarri dhe municione. Nëse dënohet në gjyqin e tij të ardhshëm federal në maj 2025, Diddy mund të përballet me burgim të përjetshëm.