Për shumë shqiptarë, vitet e para të 2000-ës ishin të mbushura me emocionet e telenovelës “Kloni” apo ndryshe njohur si “Zhadja” e cila u bë një fenomen kulturor me personazhet e saj Zhade dhe Lukas. Giovanna Antonelli dhe Murilo Benício, që interpretonin këto role, u dashuruan edhe në jetën reale pas përfundimit të telenovelës, duke sjellë në jetë djalin e tyre, Pietro, sot 19 vjeç.
Megjithatë, lidhja e tyre nuk zgjati, dhe ata u ndanë në 2005. Murilo kishte një djalë tjetër, Antonio, nga një martesë e mëparshme. Ndërkohë, Giovanna, e cila është martuar më vonë dhe ka dy vajza binjake, Sofia dhe Antônia, nga martesa me regjisorin Leonardo Nogueira, ka kaluar nëpër një ndarje vitin e kaluar.
Sidoqoftë, pas dy dekadash, Giovanna dhe Murilo kanë riaktivizuar marrëdhënien e tyre me një projekt të ri. Ata kanë nisur një cikël dokumentarësh të titulluar “Amores de Longo Prazo”, ku tregojnë për marrëdhënien e tyre të shëndetshme dhe miqësinë e sinqertë që është mbajtur përtej ekranit. Ky projekt duket se po korr sukses dhe po ofron një pasqyrë të bukur të një dashurie që vazhdon të evoluojë.