Celebrities Gossip Showbiz

Telashet për të nuk kanë fund, Travis Scott paditet nga një grua shtatzënë!

Duket se telashet për Travis Scott nuk kanë fund. Reperi i njohur është paditur së fundmi nga një grua shtatzënë, e quajtur Shanazia Williamson e cila pretendon se ka humbur fëmijën e saj pas tragjedisë së ndodhur në nëntor të vitit 2021 në festivalin “Astroworld”, Houston.

Ndërkaq, në padi thuhet se:

Përveç kësaj, Shanazia pësoi lëndime në shpatull, shpinë, këmbë, gjoks, stomak dhe pjesë të tjera të trupit të saj.

Për më tepër, vdekja e fëmijës thuhet se nuk u klasifikua nga Instituti i Shërbimeve Ligjore të Qarkut Harris, pasi vdekja ose aborti i supozuar nuk ndodhi në Houston dhe çifti jeton në Ohio. Mbetet e paqartë se në cilin muaj të shtatzënisë ishte Williamson.

Para dosjes më të re në lidhje me foshnjën e pa lindur, viktima më e re e tragjedisë ishte 9-vjeçari Ezra Blount. Të tjerët që ndërruan jetë ishin nga 14 deri në 27 vjeç, shumë prej të cilëve u përmendën në paditë që u ngritën në ditët pas tragjedisë. Rikujtojmë, se reperi rreth dy javë më parë publikoi këngën e parë që nga tragjedia e “Astroworld”. Travis po ashtu është rikthyer me performanca të reja dhe një të tillë e mbajti në Miami.

Sjellim në vëmendje se pas ceremonisë së famshme së “Met Gala”, Kylie Jenner dhe familja e saj u nisën për pushime. Manjatja e “Kylie Cosmetics” publikoi së fundmi në rrjetin e saj social Instagram një sërë fotosh dhe videosh nga momentet dhe pushimet. Në një set fotografik, Jenner shihet duke përqafuar partnerin e saj Travis Scott gjatë një perëndimi mahnitës në plazh.