Showbiz

Telashet për Johnny Depp nuk kanë të sosur! Po tani çfarë ka ndodhur?

Problemet për Johnny Depp duket se nuk kanë të sosur. Së fundmi është raportuar se gjatë fundjavës që lamë pas një person ka hyrë me forcë në shtëpinë e aktorit për të vjedhur. Në fakt hajduti ka qenë një grua, e cila është arrestuar menjëherë nga policia.

Mendohet se një grua e pastrehë ka hyrë brenda shtëpisë së Depp në HollyWood Hill këtë fundjavë, raportojnë burimet e afërta për “TMZ”. Mirëpo kjo ngjarje nuk zgjati shumë, për shkak të sistemit të sigurisë dhe alarmit në shtëpi që ka vënë në lëvizje menjëherë edhe policinë.

Burimet thonë se gruaja mund të jetë trembur nga sistemi i alarmit, sepse ajo është larguar nga shtëpia para se policia të mbërrinte. Por ende nuk dihet nëse ajo ka mundur të vjedhë diçka nga shtëpia.

Kujtojmë se para disa muajsh, Johnny Depp humbi gjyqin përballë gazetës “The Sun” dhe kjo pati ndikim të drejtpërdrejtë në karrierën e tij.