Diddy vazhdon të përballet me pasojat e videos që tregon atë duke sulmuar ish të dashurën e tij Cassie Ventura. Reagimi ka qenë i ashpër nga publiku dhe sidomos nga sponsorat dhe bizneset në bashkëpunim me Diddy. ‘Best Contacts & Eyeglasses’ deklaroi se do të tërheqë linjën ekskluzive të syzeve të Diddy ‘Sean John’ nga raftet dhe do të ndalojë kategorikisht shitjen e tyre në të ardhmen.
Ata thanë se kanë filluar të heqin syzet nga pikat online të shitjes në prill dhe po bëjnë të njëjtën gjë me pikat e tyre fizike. Gjithashtu, disa dyqane u njoftuan të tërheqin syzet ‘Sean John’ nga raftet e ekspozimit dhe t’i zëvendësojnë. Përmes masave të tjera, ‘Best Contacts & Eyeglasses’ nuk do të vënë më muzikën e Diddy në dyqanet e tyre.
Në një video të datës 5 mars 2016, Diddy shihet si hedh partneren e tij të atëhershme në tokë ndërsa e godet me shqelma dhe e tërheq nga bluza. Cassie Ventura ngriti një padi në nëntor 2023 duke akuzuar Diddy për vite abuzimi që filluan sapo lidhja e tyre nisi. Padia pretendon një sërë akuzimesh, si për shembull një shumë prej 50,000 dollarësh që Diddy i pagoi hotelit për ta fshirë videon.
Muzikanti dhe ekipi i tij ligjor kanë paraqitur së fundmi kërkesa për të hedhur poshtë pjesë të një padie që pretendon se ai sulmoi seksualisht një grua në vitin 1991 dhe për të hedhur poshtë tërësisht një padi që pretendon se ai dhe dy burra të tjerë përdhunuan një vajzë 17-vjeçare në vitin 2003. Dokumentet gjyqësore i cilësuan të dyja grupet e akuzave si të rreme.