Pas gjithë zhurmës së shkaktuar mbrëmjen e së dielës në ‘Oscar’, prej situatës së Will Smith dhe Chris Rock, personi që fshihet pas stilimit të flokëve të Demi Moore në filmin “GI Jane”, përdorur për batutë nga komediani, e ka parë me vend të reagojë duke u shprehur se nuk e kupton pse situata agravoi. Enzo Angileri, ndërkaq u shpreh duke thënë se reagimi që Jada bëri ishte e tepërt:
Unë nuk e dija se Jade vuan nga një sëmundje, por ajo kurrë nuk është dukur më e bukur se tani me këtë pamje, pa flokë. Nuk e kuptoj pse ky reagim, pasi batuta ishte e lezetshme dhe aspak ofenduese.
“GI Jane”, është një film i 1997-ës me protagoniste Demi Moore, e cila luan në tematikë lufte. Kur komediani Chris Rock bëri batutën, ju drejtua Jade me fjalët:
Jada të dua. ‘GI Jane 2’ mezi pres ta shoh.
Batuta u lidh në mënyrë direkte me flokët e aktores, por reagimi i saj shumë i hatërmbetur solli ngritjen e Will për ta goditur me shpullë Chris. Ndërkaq, së fundmi thuhet se Will-it iu kërkua që të largohej nga ceremonia e çmimeve Oscar, pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock, por ai refuzoi ta bënte diçka të tillë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Akademia e çmimeve ‘Oscars’, që u përfshi në polemika për faktin që vetëm disa minuta pas incidentit, i dha 53-vjeçarit çmimin e aktorit më të mirë. Gjithashtu, Akademia bëri të ditur se ka nisur procedimin disiplinor ndaj Smith.
Zotit Smith iu kërkua që të largohej nga ceremonia, por refuzoi. Nga ana tjetër, edhe ne e pranojmë që mund ta kishim menaxhuar ndryshe situatën. Njoftojmë se kemi nisur procedimin disiplinor ndaj Smith për shkeljen e rregullave të Akademisë.