Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon My French” nga Jonida Alickolli, të cilës i bashkohet në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht! Surpriza e këtij sezoni është Lei Kraja. Moderatorja i bashkohet dyshes sonë dhe një gjë është e sigurtë, të qeshurat dhe surprizat janë të garantuara.
E ftuar në emisionin e sotëm të “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Efi Dhedhes. Në këtë intervistë ekskluzive, ajo ka folur më shumë për sfidën e saj më të re që është drejtimi i emisionit “F’ink” në “E Diell” dhe më shumë detaje rreth jetës së saj personale.
Gjatë këtij episodi, u përmend edhe fakti se si rrjetet sociale ndikojnë në jetën tonë dhe efektin e frikshëm që ato kanë tek jeta jonë reale. Edhe pse të dyja janë shkrirë dhe janë bërë një, sërish ka një ndarje prej tyre. E pyetur nëse miqtë realë rrallohen teksa rriten ata virtualë, Efi u përgjigj:
Patjetër që po. Pakësohen. Në takimin tim të parë me psikologen më ka thënë që në momentin e parë që ti do fillosh të merresh me veten tënde dhe gjërat e tua do të ecin e do të kesh sukses, në momentin që miqtë e tu që i ke pranë nuk bëjnë të njëjtën ecje me ty në gjërat e tyre ndoshta nuk do të ketë lidhje me ty, do të ndodhë vetëvetiu që ti nuk mund të shoqërohesh më me ato njerëz. Nuk do të kuptoheni më. Për shembull mua më ka ndodhur me shoqet që pas ‘famës’, më është dashur që ta mbaj këtë lloj gjëje, mos dal më në vende publike. Ne e dimë që Tirana është vend i vogël, nuk është se ka vende speciale për ne. Në të njëjtat vende shkojmë. Kështu që unë me vetëdije dhe patjetër pa dëshirë, se nuk më pëlqen të dal, i thoja që nuk dua dhe nuk ma kuptonin.